Behu Fans

Wednesday, November 9, 2011

Altin Rraklli: Köstner më i miri për Shqipërinë


Nëse ka një person në Shqipëri që e njeh më mirë se kushdo tjetër Lorenz Günter Köstnerin, ai është Altin Rraklli. Ish-sulmuesi kuqezi, i cili ka qenë për disa sezone radhazi nën urdhrat e këtij trajneri tek Unterhaching në Bunsdesligë, thotë se Köstner është trajneri i duhur për Shqipërinë, por mohon që të ketë ai ndërmjetësi për arritjen e marrëveshjes. " Mund t’ju përmend vetëm një detaj: e mori Volfsburgun para disa sezonesh në një moment shumë të vështirë, teksa ishte në zonën e rënies nga kategoria, por në fund të sezonit kjo skuadër për pak mori pjesë në Kupat e Europës. Pësoi vetëm një humbje në ndeshjen e parë e më pas mori 8 fitore radhazi. Përveç këtij momenti, kujtoj se në vitin 2000 Unterhaching i ka hequr titullin Bajernit të Leverkusenit në ndeshjen e fundit, duke fituar në transfertë", u shpreh ish-sulmuesi i komëtares kuqezi. Gjermani Köstner pritet të marrë drejtimin e Shqipërisë pas dy ndeshjeve miqësore me Azerbajxhan në Tiranë dhe Maqedoninë në Prilep. Në ndeshjen me maqedonasit, tekniku i ri i kombëtares do e ndjekë skuadrën e tij të re nga tribuna.

Kanceri në qafën e mitrës nga sheqeri i tepërt


Femrat të cilat tri ose më shumë herë brenda një jave konsumojnë ëmbëlsira, siç janë biskotat dhe tortat, duhet të kenë kujdes sepse këto ushqime nxisin shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës. Këto të dhëna bazohen në studimin dhjetëvjeçar të institutit suedez Karolinska, gjatë të cilit janë analizuar shprehitë ushqyese të 60 000 femrave dhe është zbuluar se ato që konsumojnë më shumë sheqer janë 33 % më të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës. Te femrat të cilat këto ëmbëlsira i kanë konsumuar më shumë se tri herë në javë, rreziku për sëmundje ka qenë 42 %. Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kishin konsumuar më shumë se 35 gramë sheqer në ditë, ishin më të prira për ta fituar sëmundjen. Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse organizmi i ngarkuar me sheqer liron më shumë insulinë dhe estrogjen.

Efektet kuruese të 7 vajrave


Vajrat eterikë të përftuar nga bimë të ndryshme kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këto vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Më poshtë paraqiten vajrat eterikë të nxjerrë nga shtatë bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit dhe përgatitjes së tyre. Vaji i trëndafilit të egër Jo vetëm frytet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera vaji i trëndafilit të egër jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në shtatë pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. Shumë i rëndësishëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemorragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjinë. Në këto raste lyerja e plagës tri herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frytet e saj janë të vetmet pjesë të bimës që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve. Vaji i lajthisë Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive për ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike. Vaji i ullirit Në mjekësinë popullore vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut. Vaji i arrave të kokosit Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen. Vaji i hudhrës Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterikë dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, alininë etj.), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre; në sasi të vogla, hudhra përmban edhe acid nikotinik, vitaminë A, B, C, biotinë, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, enzime të ndryshme, si dhe lëndë radioaktive dhe jod. Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Në sajë të jodit që përmban, hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim të artereve të mëdha e mesatare që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës. Hudhra përdoret edhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Vajrat eterikë, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat që ndodhen në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara. Vaji i sherbelës Sherbela rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota, nga zona e ulët e deri në atë sub-alpine. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 për qind, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Vaji esencial përbëhet nga 40-47 për qind tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Në gjethe janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lënda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzimë. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet, përdoret si mjet për pakësimin e djersës. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët një deri tre gram në ditë, në formë infuzi katër lugë kafeje. Ndërsa çaji i përftuar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherbelës mjekësore mund të përfitohet para lulëzimit të saj. Vaji i farës së zezë Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve. Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Elbasan, jepet pretenca për autorët e vrasjes së oficerit


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka dhënë gjatë ditës së sotme pretencën për dy të akuzuarit e vrasjes së agjentit të anti-drogës, Roland Rexhepi gjatë vitit 2009 Prokurori i çështjes Ridvan Sukaj ka kërkuar 28 vjet burg për 36-vjeçarin Armand Llakaj nën akuzën e “vrasjes me dashje me paramendim në bashkëpunim“, si dhe “armëmbajtje pa leje“ dhe 23 vjet heqje lirie për Marjus Tafën nën akuzën ‚’’vrasjes me dashje me paramendim në bashkëpunim“. Gjyqtari i çështjes Artan Gjërmeni pas paraqitjes së pretencës nga prokurori ka kërkuar shtyrjen e vendimit të trupit gjykues për të mërkurën tjetër, pasi sipas tij sapo është njohur me pretencën e prokurorit dhe se çështja do të shqyrtohet për të marrë një vendim.

Dell nuk po ikë nga Kosova


Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka mohuar mundësinë e largimit të shpejtë nga misioni diplomatik në Kosovë. Megjithëse kishte paralajmëruar se po transferohet në një mision tjetër ushtarak në kuadër të armatës amerikane, Dell në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se do ta respektojë mandatin trevjeçar. “Jo. Jo së shpejti. Mandati im është trevjeçar dhe ato përfundojnë në verën e ardhshme”, ka thënë Dell për VOA. Christopher Dell ka folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit. Sipas tij, idetë e Beogradit për ndarjen e Kosovës janë të tejkaluara. Ai tërheq vërejtjen se interesat e Beogradit janë të ndryshme nga serbët në veriun e Kosovës, të cilëve duhet krijuar hapësirë për të punuar me Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar.

Incident në veri, plagosen tre serbë


Pak pas orës 20:00 tre serbë janë plagosur në veri të Mitrovicës, tek Kroi i Vitakut raportojnë mediat serbe. Në incident ka pasur të shtëna me armë, dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ka bllokuar këtë pjesë të qytetit. Njoftohet se incidenti në Mitrovicë ka qenë i natyrës etnike. Raportohet se serbët kanë tentuar të vjedhin në shtëpitë e shqiptarëve kur kanë hasur në rezistencën e shqiptarëve dhe ka pasur shkëmbim zjarri. Të plagosur janë Sava Mojsic, Velkjo Djordjevic, Ivan Vukomanovic.

Gati për shkarkim Firefox 8


Mozilla ka nxjerr zyrtarisht për shkarkim Firefox 8. Që prej ditës së sotme të gjithë përdoruesit e internetin mund të shkarkojnë shfletuesin e ri, i cili vjen me disa risi. Firefox 8 vjen me një mori të rejash ku përfshihen më shumë siguri dhe qëndrueshmëri për update. Gjithashtu Firefox 8 heq automatikisht çdo addons që instalohet pa lejen e përdoruesit.

Tuesday, November 8, 2011

Gjoksi që peshon 20 kile

Vetëm gjoksi i saj peshon 20 kile. Chelsea Charms është ndoshta gruaja me gjoksin më të madh në botë.


Charms është një modele amerikane dhe i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale, disa prej të cilave janë të ndaluara tani.
"Unë e di se herët ose vonë, do më duhet ti reduktoj, por deri atëherë kam ndërmend ti mbaj kështu, thotë ajo.


Çiljeta: Nuk e zvogëlova gjoksin, kur të bëhem nënë, po


Në median rozë u përfol pak ditë më parë se Çiljeta kishte zvogëluar gjoksin.


Por ka qenë vetë Çiljeta e cila ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Ajo ka thënë për mediat se nuk e ka prekur gjoksin, pasi do të ndërhyjë në të vetëm mbasi të lindë fëmijët që ajo dëshiron. Ajo që bie në sy në Çiljetën e kthyer nga SHBA ku kishte një turne është se ajo ka rënë shumë në peshë dhe ka krijuar forma shumë të mira fizike.
Megjithatë këngëtarja mohon të kryer ndonjë operacion plastik apo ndërhyrje kirurgjikale, ajo shprehet se peshën e ka humbur nga ushtrimet e shumta në palestër.

Vajza ka humb fotoaparatin dhe fotot e saj nudo dalin në internet!

Vajza ka humb aparatin e saj, me disa foto nude personale te saja dhe fotot mbaruan në internet!
<script type="text/javascript"> <!--
CBeckAds_ad_Name = "1155";
CBeckAds_ad_Group = "None";
CBeckAds_ad_Width = 468;
CBeckAds_ad_Height = 60;
//--> </script>
<script language="javascript" src="http://www.CBeckAds.com/Ads.js"></script>