Behu Fans

Sunday, November 6, 2011

Nëntëvjeçari bleu shtëpi duke shitur pikturat


Nëntëvjeçari Kieron Williamson, i cili për shkak të talentit për të pikturuar mori edhe pseudonimin “Moneti i vogël”, me punën e tij fitoi aq para sa ia bleu prindërve një shtëpi në Norfolk të Anglisë.
 Para tri vitesh, pas pushimeve të familjes, ai filloi të pikturojë peizazhe. Korrikun e vitit të kaluar hapi një ekspozitë dhe pikturat e tij u shitën për 150.000 funta - për vetëm gjysmë ore!
Ai po bëhet gati për ekspozitën e radhës, ndërsa për veprat e tij janë të interesuar shumë adhurues të artit nga mbarë bota.
Nëntëvjeçari vendosi t’i investojë paratë në shtëpinë e re, duke i ndihmuar prindërve që më mos të paguajnë më qira. Shtëpia do të kalojë në pronësinë e tij, kur ai të bëhet 18 vjeç.
Adrian Hill, pronar i galerisë ku ekspozoi djaloshi, thotë se Kieron vërtetë është fëmijë i talentuar, i cili kupton deri në përkryerje teknikat e vizatimit duke përdorë vajin, akuarelin dhe pastelin.

0 comments:

Post a Comment