Behu Fans

Thursday, September 15, 2011

Hakerët publikojnë foto lakuriq të Scarlett Johansson


Një grup i ri hakerësh ka lëshuar në rrjetin social “Twitter”, fotografi lakuriq të Scarlett Johansson. Aktorja e famshme është viktima e fundit e grupit më parë të panjohur të kriminelëve të internetit, të cilët besohet se janë të lidhur me grupin e famshëm

Ata operojnë me emrin "Hollywood Leaks" (si "WikiLeaks" i Julian Assange) dhe ky grup kohë më parë ka njoftuar se së shpejti do të publikojë fotografi lakuriq edhe të aktores, Jessica Albas dhe këngëtares, Christina Aguilera.

Scarlett Johansson, në muajin mars njoftoi agjentët e FBI-së për zhdukjen e fotografive të saj lakuriq dhe menjëherë agjentët e FBI-së kishin filluar hetimet për këtë rast.

Ashtu si grupi i "Anonymous", dhe "Hollywood Leaks" ka si moto të saj: "Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë.". Ndërsa në një porosi që lanë në YouTube, grupi ka bërë thirrje për një lloj lufte ndaj yjeve të Hollywood.

"Kujdes, Hollywood, ne jemi Anonymous! Ne shikojmë dhe dëgjojnë për ju. Për një kohë të gjatë, ju keni qenë të lirë për të lëvizur, " shkruan në një porosi tjetër, duke paralajmëruar" se së shpejti do të shkatërrohen mediat e kontrolluara nga hebrenjtë

0 comments:

Post a Comment