Michael Jackson i ka lënë familjes së tij 30 milionë dollarë, pasi ishin shpaguar borxhet e pop yllit të ndjerë.
Sipas dokumenteve të fundit të zbuluara nga mediat amerikane që qëndrojnë në gjykatat amerikane, thuhet se pasuria e Jackson ishte prej 310 milionë dollarësh, shumë nga e cila janë paguar borxhet e kompanisë. 30 milionë dollarë nga kjo shumë besohet se do t’u mbesin fëmijëve të tij.
I lindur nga Gary të Indianas, Michael Jackson u shndërrua në superyll të muzikës botërore, me hite të mëdha si “Liberian Girl”, “Thriller” dhe shumë këngë tjera të cilat edhe sot kanë mbetur në zemrat e adhuruesve të pop muzikës.







0 comments:
Post a Comment