Disa meshkuj çmenden pas gjoksit të femrave, disa pas kaviljeve. Por ka edhe nga ata që e konsiderojnë pjesë të tjera tunduese. Zbulo si dhe me kë të përdorësh armët tua të joshjes.
Nëse i pëlqen fytyra dhe sytë tu
Ç’do të thotë – Sytë janë pasqyra e shpirtit. Një mashkull mund të joshet nga gjoksi yt, nga kofshët tua apo nga vithet. Por, kur bëhet fjalë për dashuri, sytë dhe fytyra marrin shumë rëndësi. Me sytë bie në dashuri.
Ç’mashkull është – Në erotizmin e tij shkrihen komponentët intimë dhe ata sentimentalë. Këshilla për ty. Një studim tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht në sy. Bëj dashuri me sy hapur, kështu do ta çmendësh fare.
Nëse atij i pëlqen goja jote
Ç’do të thotë – Goja është një simbol seksual. Gjysmë e mbyllur ajo të kujton puthjet e thella. Sipërfaqja e gojës është një mukozë, e ndjeshme, e butë, e pambrojtur. Një kontakt me gojën është shumë intim.
Ç’mashkull është – Është një tip direkt, i pëlqejnë kënaqësitë e jetës. Goja është simbolikisht e lidhur me ushqimin. Kush do gojë, do komunikimin.
Këshilla për ty – Përtej 1000 mënyrave të të puthurit dhe të përdorimit të gojës gjatë dashurisë, zbulo vlerën e gjesteve evokuese. Kalo lehtë një gisht në konturin e buzëve dhe në majë të gjuhës. Kjo është një ftesë e hapur për dashuri.
Nëse atij i pëlqen gjoksi
Ç’do të thotë – Gjoksi i jep fëmijës ushqim, ngrohtësi, siguri: funksioni i trefishtë mbetet në kujtesën e fëmijës përjetë. Edhe kur rritet, gjoksi mbetet për mashkullin një objekt i rëndësishëm evokues.
Ç’mashkull është – Një mashkull që tërhiqet nga gjoksi i madh, transferon te partnerja kujtimin e një nëne gjithmonë të pranishme në jetën e tij. Po për meshkujt që pëlqejnë gjoksin e vogël, ç’mund të thuhet? Ata janë kaq të bindur për burrërinë e tyre saqë i duan te femra edhe disa karakteristika mashkullore.
Këshilla për ty – Kërkoji të të lyejë gjoksin me krem. Përveç të mirave estetike, ky do të jetë një masazh që do ta çmendë fare. Sipas disa sondazheve, meshkujve u pëlqen gjoksi që rri në një gotë shampanjë.
Nëse atij i pëlqen barku yt
Ç’do të thotë – Barku jep idenë e mëmësisë, por përfaqëson dhe një etapë të kalimit më poshtë. Pra, është një përzierje pafajësie dhe provokimi.
Ç’mashkull është. Tradicionalisht kurioz i potencialit femëror. Ai pëlqen barkun e fryrë, është indiferent ndaj barkut të sheshtë.
Këshilla për ty – Sipas “Tantra”, kërthizës i korrespondon një nga chakra-t, një burim energjik që lëshon nxehtësi. Për ta stimuluar atë, ushtrohu me një teknikë frymëmarrje. E shtrirë, merr frymë thellë sa të të fryhet barku, pastaj nxirre ajrin me forcë jashtë.
Nëse ai pëlqen vithet tua
Ç’do të thotë – Paraardhëset tona bënin dashuri duke i kthyer shpinën partnerit. Nëse deri përpara pak kohësh gjoksi konsiderohej më joshës, tani më joshëse konsiderohen vithet. Ç’mashkull është. Mund të ketë një sjellje maskiliste ndaj marrëdhënieve intime. Atij i pëlqen gruaja-pre, që në dashuri i lë atij komandën.
Këshilla për ty – Lëre atë të bëjë dashuri si të dojë.
Nëse i pëlqejnë këmbët tua
Ç’do të thotë – Këmbët e bëjnë atë të ëndërrojë, sepse çojnë në zona “të nxehta”. Ç’mashkull është. Ai i do gratë, por pa dashur t’i dominojë me çdo kusht, thonë seksologët. Këmbët e femrave megjithëse janë joshëse, shprehin dhe lëvizje, pavarësi. Kështu, ai pret që në dashuri ta marrësh ti iniciativën .







0 comments:
Post a Comment