Behu Fans

Saturday, September 10, 2011

Winehouse paguante për çdo puthje ish-burrin

Amy Winehouse raportohet se e paguante ish-burrin e saj Blake Fielder-Civil me 170 euro për çdo puthje. Këngëtarja britanike e cila humbi jetën para pak muajsh ka qenë e martuar gjatë viteve 2007-2009 me të.

Martesa e saj me Fielder-Civil përveçse nuk funksiononte pasi kohë më të madhe ai e kaloi në burg për dhunë dhe prishje të çështjes gjyqësore së fundmi është zbuluar edhe një fakt tjetër. Për çdo marrëdhënie me Amy, ai kërkonte para.

Kjo ndoshta është edhe arsye që Winehouse la vetëm 2.2 milion euro pasur në një kohë kur në vitin 2008 pasuria e saj llogaritej 12 milion.

Winehouse u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër ndërsa arsye e vdekjes ende nuk janë sqaruar por raportet e para nga toksikologjia kanë thënë se ajo nuk ishte e alkoolizuar apo e droguar në momentet e fundit të jetës.

1 comments:

aaaaaaaaaa shi shi..........po lum si ai.....170 euro nuk eshte pak.............

Post a Comment