Behu Fans

Friday, September 9, 2011

Probleme në ekonominë gjermane?


Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, ka paralajmëruar se Ekonomia e Gjermanisë mund të kontraktohet me 1.4 për qind në periudhën tetor-dhjetor. Sipas OBEZH, Gjermania mund të jetë vendi që do të preket më shumë nga rënia e tregtisë globale, por ka nënvizuar se se për këto vlerësime ka pasiguri.

Organizata nënvizon se marzhi i gabimit në vlerësimin e saj për Gjermaninë mund të jetë 2.1 për qind.

Ndërkohë, përsa i përket Britanisë së Madhe, organizata pret një rritje prej 0.1 për qind në periudhën tetor-dhjetor.

OBEZH vlerëson se, ndërkohë që prodhimi ekonomik do të bjerë në Gjermani në tre muajt e ardhshëm, ajo është përhapur me 2.6 për qind në periudhën korrik-shtator dhe do të vijojë kështu deri në fund të muajit.

Për Shtetet e Bashkuara, OBEZH parashikon një rritje prej 1.1 për qind në tremujorin aktual, që do të bjerë në 0.4 për qind në të ardhshmin.

Ndërsa për rritjen në vendet e grupimit G7 organizata parashikon se ajo do të jetë 1.6 për qind në tremujorin aktual dhe do të bjerë në 0.2 për qind nga tetori në dhjetor.

0 comments:

Post a Comment