Behu Fans

Friday, September 9, 2011

Ervin Skela rrahu arbitrin pas humbjes me Luksenburgun?

Fundi i takimit të ndeshjes Shqipëri-Luksenburg duket se ka shënuar edhe një ngjarje tjetër të pakëndshme, përveç humbjes së kombëtares sonë.

Disa media sportive raportojnë se Ervin Skela ka ushtruar dhunë ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili në fakt është akuzuar nga të gjithë kuqezinjtë si një prej përgjegjësve të humbjes së kombëtares sonë.

Pas gjithë episodeve që ndodhën në fushë, në fundin e takimit në Luksemburg, Ervin Skela e ka pritur gjyqtarin Peteri Kari në korridorin e dhomave të zhveshjes dhe pasi e ka akuzuar për gjykim tendencioz në dëm të Shqipërisë, 34-vjeçari e ka dhunuar.

Mesfushori vlonjat i ka kërkuar shokëve të skuadrës që askush të mos bënte ndonjë veprim kundër arbitrit, duke qenë se në raste të tilla rrezikohet skualifikimi i gjatë nga UEFA dhe ka marrë përsipër që të jetë ai kuqeziu që do të nxirrte inatin.

Kjo, edhe për faktin se Skela do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur dhe ekipit kombëtar, duke qenë se vazhdon të jetë pa skuadër.

Se sa është e vërtetë kjo gjë, mbetet për t’u verifikuar në ditët në vijim.

0 comments:

Post a Comment